Mbi ne

Ne jemi zëri për ata që nuk kanë zë.

Oli Pero

Themeluese e organizatës

Oli is the Animal Welfare Director at the Montreal SPCA. Although she is on a different continent, she has never stopped her volunteer work in service of Animals Need Me. She is passionate about the human side of working with animals and stakeholders, just as much as she is about the growth of the organization, advocacy, and education.

Izabela Sala Piranaj

Programet klinike dhe adoptimi ndërkombëtar

Izabela është pjesë e Animals Need Me qysh prej 2014. Ajo ka kontribut madhor në programet klinike duke përfshirë kujdesin bazik mjekësor, kujdesi i specializuar ndaj koteleve dhe këlyshëve të porsalindur, fushatat e sterilizimit masiv si dhe në përgatitjen e dokumentacionit për adoptim ndërkombëtar të qenve dhe maceve që kemi shpëtuar me aq mund. Me gjithë ngarkesën e madhe, ajo është e gatshme të ndërmarrë një hap më shumë në ndihmë kauzës.

Jona Leqejza

Lobimi dhe Advokimi

Mund të themi pa frikë se pa kontributin e çmuar të Jonës dhe bashkëshortit të saj Andit, ne nuk do kishim arritur ta hapnim strehën e parë në qytet për qentë e braktisur dhe as të kishim zhvilluar sterilizimet me Bashkinë e Shkodrës në 2014. Aftësia e saj për të argumentuar, negociuar, dhe për të mbajtur fjalën e dhënë, kanë bërë që Animals Need Me të ketë një gur të fortë themeli.

Rubin Piranaj

Doktor i mjekësisë veterinare

Dr. Rubini është shtyllë e fortë e Animals Need Me. Falë profesionalizmit të lartë dhe ambicies për t’i ndryshuar faqe shërbimit veterinar në Shkodër, ai ka performuar mbi 3000 operacione sterilizimi të qenve dhe maceve, si dhe është dera ku trokasim më së shumti sa herë përballemi me raste të sëmura, aksidentuara, helmuara etj.

Morena Malshi

Edukimi dhe zhvillimi

Morena është diplomuar në shkenca politike dhe mjedisore në Angli. Ajo fillimisht ishte donatore por më pas iu bashkua skuadrës tonë në 2020. Morena ka kontribut themelor në politikat edukative të Animals Need Me si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të organizatës duke sjellë një frymë përparimtare e bashkëpunuese.

Helio Pero

Shpëtimi, kujdesi dhe logjistika

Helio iu bashkua Animals Need Me në vitin 2017 për të na ndihmuar gjatë sterilizimeve të atij viti. Ai kujdeset për qentë gjatë 365 ditëve të vitit si dhe për çdo anë logjistike në lidhje me shpëtimet, fushatat KSVL dhe transportin mjekësor. Nuk ka qen me karakter të vështirë që mos të jetë bërë mik me Helion. Jemi me fat të mund të mbështetemi te ky person i shkathët dhe besnik.

Elda Ahmetaj

Edukimi, adoptimi dhe administrimi

Elda iu bashkua organizatës në 2019 dhe është përfshirë në shumë cikle të punës duke përfshirë shpëtimet, sterilizimet, strehimin, kujdesin, adoptimin. Pika më e rëndësishme ku ajo ka kontribut janë workshopet e edukimit ndër shkolla duke bërë që Animals Need Me të jetë e para dhe e vetmja organizatë me një investim të rëndësishëm në formimin e brezit të ri më human qytetar.

Aida Ciro

Zhvillimi organizativ dhe advokimi

Aida është një forcë e natyrës, një person me vizion dhe eksperiencë të gjerë në sferën e gazetarisë, mobilizimit social dhe advokimit. Ka një kontribut të rëndësishëm në strategjinë dhe rritjen përmbajtësore të organizatës tonë. Angazhimi i saj vullnetar në dobi të kauzës që kemi fort përzemër na nderon.

Arvina Kinkaj

Vullnetarizëm kudo ku sjell dobi

Edhe pse nuk jeton në Shkodër, Aria i dedikohet qenushëve të strehës sa herë ka mundësi. Nuk ua kursen përkedheljet dhe shpesh dhuron për ta. Aria është një ambasadore e mirë e Animals Need Me dhe e gatshme të ndihmojë kudo ku nevojitet, qoftë në shpëtime, aktivitete, fundraising apo protesta.

Ornela Vata

Fundraising dhe punë komunitare

Ornela karakterizohet nga idetë e bukura dhe inovatore që sjell në Animals Need Me. Gjithmonë e gatshme për punë komunitare në dobi të kafshëve, organizim grupesh për shëtitjen e qenve, fushata fundraising dhe prodhimin e videove tërheqëse për rrjetet sociale. Sensi i saj kritik dhe aftësia për të performuar mirë në çdo gjë që merr përsipër, ndikon pozitivisht në përmirësimin tonë.

Endrit Zekaj

Pëshpëritësi i qenve

Nëse ka një njeri të lindur për të kuptuar botën e qenve, ai është Diti. Ai i njeh mirë karakteret dhe ka aftësi të larta për trajnimin e tyre. Diti kontribon rregullisht në fushata KSVL dhe në mjekimin e rasteve të hospitalizuara.

Edona Misiri and Andrea Nepi

Zhvillimi teknologjik

Kur Edona dhe Andrea e vizituan strehën tonë në 2020, nuk hezituan të ndihmojnë në punët e përditshme por pas një viti kuptuan se kjo kauzë ka nevojë për ndryshime themelore në mënyrë që të ketë impaktin e merituar. Kështu në 2024 ata ndërtuan aplikacionin e Animals Need Me, i cili i vjen në ndihmë qytetarëve dhe turistëve që shpesh kanë pyetje në lidhje me kafshët e shoqërimit. Edona dhe Andrea na japin krahë të rritemi.

Qëndroni të përditësuar.

BËHU PJESË E NEWSLETTER-IT TONË

Ku ndodhemi

Shkodër, Albania

Kontakto me ne

Privacy Policy

© 2025 Animals Need Me | All Rights Reserved